Hotel Estrada është një nga më hotelet prestigjoze kosovare. I ndodhur pranë Podgurit të Prizrenit, rrëzë maleve të Sharrit, hotel Estrada ofron pamje relaksuese, të bukur dhe plotë gjallëri.
Themeluar në vitin 2006, hotel Estrada ju ofron qetësinë dhe komoditetin që e kërkon secili. Hotel Estrada është hotel modern që ofron komfort dhe cilësi në shërbime, andaj është shumë i lëverdishëm për çifte ose familje që dëshirojnë të pushojnë dhe të relaksohen
Hoteli ofron një sherbim të shkëlqyer dhe dhoma mjaft të rehatshme e të mobiluara me shije e elegancë. Të gjitha dhomat janë të pajisura me televizor satelitor, hidromasazh, minibar, ajër të kondicionuar, akses interneti, telefon, shërbim dhome 24 orësh. Të gjitha dhomat posedojnë edhe ballkonin me pamje të ndryshme.. Hotel Estrada posedon edhe sallën prej 610 m2, me një arkitektur unike dhe pamje artistike, ideale për organizimin e konferencave, takimeve, prezantimeve, si dhe për organizimin e ceremonive dhe ahengjeve të ndryshme familjare.